English

Kush janë këshilltarët e opozitës që votuan pro zgjedhjes së Blerina Balës në Himarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar në krye të saj. Me shumicë të votave të Këshillit Bashkiak të Himarës, u caktua nënkryetarja Blerina Bala të ushtrojë detyrat e kryebashkiakes së Himarës deri në zgjidhjen e problematikës që ka mbërthyer postin e kryetarit të kësaj bashkie, pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur më 14 maj Fredi Belerit dhe arrestimit 10 muaj më pas të kryetarit që ishte në detyrë, Jorgo Goros.

- Advertisement -

Nga totali prej 15 votash pro Balës, 9 janë nga anëtarët e PS në këshill ndërsa 7 të tjera nga partitë e opozitës. Pas zgjedhjes, kryetarja e komanduar nuk ka preferuar te prononcohet për mediat, por ka preferuar të shpërndajë në mënyrë elektronike mesazhin e saj, ku tha se fokusi i punës do të jenë problematikat e qytetarëve.

Anëtarët, jo të PS, që votuan për komandimin e Blerina Balës në krye të Bashkisë së Himarës:

Qirjako Mërkuri nga LZHK,

Maks Vlashi nga Mega,

Fuat Mati nga Rithemelimi

Aleks Llazari nga PD,

Timoleo  Gërdhuqi LSI

Milto Nika PSD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×