Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë për Euronews Albania se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me pajisje më të rënda ushtarake se ai i Banjskës që po planifikojnë të sulmojnë policinë e Kosovës.
Isufi tha se nga burime të institucioneve të sigurisë së Kosovës bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit elitar të njësisë speciale të Serbisë, të cilët do t’i bashkëngjiten këtij grupi, që po trajnohen nga xhandarmëria serbe.