English

Gjikuria: Pse u tërhoqa në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria, reagoi në Euronews Albania, pas heqjes dorë nga votimi në Këshillin Bashkiak, i cili zgjodhi Blerina Balën si drejtuesen e kësaj bashkie.

- Advertisement -

Gjikuria tha se ata janë një ekip dhe qëllimi i tyre është që të çojnë më tej qeverisjen lokale në Himarë, duke adresuar problemet e qytetarëve dhe sfidave të sezonit turistik.

Gjikuria shtoi se nuk ka rëndësi kush fiton, pasi puna në himarë do të kryhet nga i gjithë ekipi dhe stafi i bashkisë.

Ai shtoi se u tërhoq nga gara pasi duke parë polemikat që ka shkaktuar Himara nuk donte t’i çonte më tej ato.

“Në fund të ditës jemi një skuadër dhe jemi për një qëllim shumë të thjeshtë, pavarësisht problematikave duhet të çojmë përpara procesin dhe qeverisjen e Bashkisë Himarë, kundrejt qytetarëve dhe procesit uristik që po afron. Pse duhet të vononim një proces i cili do të duhej të bëhej. Ne jemi bashkë dhe nuk ka rëndësi kush fiton. Punon nuk e bën një individ por jemi grup. Duke parë gjithë rrëmujën që u bë lart vendosim të mos bënim më skajëzim të mëtejshëm dhe u tërhoqa. Të gjejmë një formë më të mirë dhe të ecim përpara. Tensionet nuk i shërbejmnë askujt duhet të gjejmë një gjuhë komunikimi se jemi të gjithë himariotë. Mbështetja ose jo e himariotëve do të shihet në zgjedhjet e ardhshme. Do të dalim të flasim të kërkojmë votën e tyre”, tha ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×