English

Vettel nuk e ka harruar ende Botërorin F1

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sebastian Vettel vari helmetën në gozhdë në përfundim të sezonit 2022 në F1, por dalja në pension nuk e ka shuar zjarrin e garave Brenda tij dhe ai e pranon se nuk mungojnë “flirtet” me e kthimit në F1. Pas një karriere ku u shpall 4 herë kampion i Botës, Vettel zgjodhi një jetë të qetë në gjirin e familjes.

- Advertisement -

Por mëngjeset pranë fëmijëve shpesh e bëjnë fituesin e 53 garave të mendojë për vitet e kaluara në F1. Piloti gjerman së fundi testoi hipermakinën e Porsche që garon në La Mans. Edhe në këtë rast ishin fëmijët që i kërkuan të mos largohej për shumë kohë.

Seb e pranon se ndjesia mund të ndryshojë shpejtë por në këtë moment ai ndihet mirë pranë tyre. Vettel nuk është naiv dhe e di se një sezon me 24 gara kërkon një sakrificë masive. 36 vjeçari jeton me kompeticionin, strategjinë dhe shtyrjen e makinës në limite.

Katër herë kampioni i Botës thotë se ka një komunikim të shpeshtë me drejtuesin e Mercedes Toto Wolff, me të cilin diskutojnë për atë cka ndodh në skuderinë gjermane që ka një sedilje bosh për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×