English

A do ta prekë reformën në drejtësi marrëveshja PS-Rithemelimi? Përgjigjet Dash Sula

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha në emisioni Now në Euronews Albania se nëse PS do të kishte shumicë të cilësuar në kuvend për kalimin e ligjeve nuk do të bashkëpunonte me opozitën për reformën zgjedhore.

- Advertisement -

Sula u shpreh se opozitës i duhen dhënë të drejtat që i garanton kushtetuta, siç është e drejta e fjalës dhe komisioneve hetimore.

“Jemi demokraci shumë e brishtë, jemi të destinuar të bashkëjetojmë, por jepi kornizën kushtetuese çfarë i takon opozitës. Gjithë këta juristë, ekonomistë të opozitës nuk paskan një herë të vetme të drejtë, në 3 vite nuk është miratuar as një amendament i vetëm”, tha demokrati.

I pyetur nëse është e vërtetë që nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht amerikanët është kërkuar garanci që marrëveshja PD-PS të përjashtojë çdo mundësi që të preken ligjet e drejtësisë Sula u përgjigj:

“As i kam parë, as i kam dëgjuar, as më ka thënë kryetari i grupit, por kjo qarkullon si diskutim”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×