English

Dokumentari i Rai3, Koka debat me Hitajn: S’ka kuptim që gazetarët mbrojnë politikën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Publikimi i raportit të Rai 3 dhe reagimi kundër tij i kryeministrit Rama ishin këtë të mërkurë temë e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

- Advertisement -

Gazetari Bledian Koka duke shpjeguar se në Itali, gazetarët janë të lirë të bëjnë shkrime kritike ndaj qeverisë tha se për fat të keq në Shqipëri tema të tilla diskutohen vetëm kur kryeministri Rama i lejon.

Kundër kësaj deklarate të tij doli Arbër Hitaj i cili tha se nuk është e vërtetë që gazetarët nuk janë të ndjeshëm ndaj temave të abuzimeve me tendera dhe korrupsionit, por ata reagojnë vetëm kur ka akuza zyrtare dhe jo akuza politike.

Me tone të ashpra Koka u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe shtoi se ka parë gazetarë që sulmonin gazetarë dhe mbronin politikanë, gjë që sipas tij është çmenduri në “narrativën gazetareske”.

Pjesë nga debati në studio

Arbër Hitaj: Kurrë nuk e pranoj këtë që thua ti, që ne nuk jemi të ndjeshëm, kur ka abuzime me taksat apo me buxhetin e shtetit. Por ne reagojmë kur ka akuza zyrtare, kur ka skandale që dalin e publikohen, por jo kur janë politike.  Pra një parti politike ngre insinuata

Bledian Koka: Kush është insinuatë? Inceneratori? 5D? Këto insinuata i ka ngrit PD-ja.

Arbër Hitaj: Jemi marrë me to.

Bledian Koka: Nuk e kam me ty unë zotëri ti mund të jesh një vrimë oksigjeni atje. Unë nuk e kam me ty ne e kemi me politikanët zotëri. Këtu unë kam parë gazetar që sulmojnë gazetarin dhe mbrojnë politikanin. Kjo është çmenduri, në narrativën gazatareske kjo nuk ka kuptim dhe kjo nuk duhet toleruar! Aq më tepër në një qeveri që raportet ndërkombëtare thonë janë të korruptuar ne u bëjmë gjyqin gazetarëve sepse kanë cituar fakte që i dimë publikisht.

Arbër Hitaj: Jemi në një anë këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×