English

Verstappen humbet një aleat nga Red Bull

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Max Verstappen do të jetë pa një prej aleatëve më të rëndësishëm duke filluar nga “Japanese Grand Prix” e në vazhdim. Shefi i mekanikëve, Lee Stevenson do të largohet nga Red Bull pas 18 viteve në skuderi. Ai ka qënë pranë Verstappen në 56 garat e fituara dhe tre titujt në karrierën e holandezit

- Advertisement -

Binomi i pandashëm që prej ditës së 1’të të Verstappen në vitin e largët 2016 pushon së funksionuari. Shefi teknik ishte një nga figurat kryesore në riparimin e makinës 4 vite më parë në “Hungarian Grand Prix” që përfundoi me fitoren e holandezit.

Kjo pasi Stevenson do të largohet nga Milton Keynes drejt një skuadre të re në pit-lane. Dita e fundit me Red Bull ishte 28 Marsi ku ai njoftoi largimin në Instagram me fjalët: “Nuk do të më shihni të postoj më nga Red Bull, pasi kjo është dita ime e fundit këtu.

Stevenson nuk është mbështetësi i 1’rë që largohet nga Verstappen. Në fund të vitit 2023, përgatitësi fizik Bradley Scanes njoftoi largimin pas 4 viteve punë pranë 3 herë kampionit të Botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×