English

SPAK i sekuestroi pasuritë, kush është bosi i krimit të viteve ’90 Princ Dobroshi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar këtë të premte sekuestrimin e pasurive të Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut, dy persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Gjermanisë.

- Advertisement -

Dy personat kanë lidhje krushqie me njëri tjetrin, pasi Princ Dobroshi ka për grua motrën e Olsi Syziut.

Dobroshi është një shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese gjermane, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të organizuar kriminal”.

Dobroshi i cili është etiketuar nga mediat në Kosovë si bosi i krimit ka një aktivitet të gjatë kriminal që daton që nga vitet 1990.

Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroinës, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Pas arratisjes nga burgu në Norvegji, Dobroshi e vijoi aktivitetin e tij kriminal në Republikën Çeke, grupi i të cilit shumë shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por këtë herë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Grupi i Dobroshit kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 ai u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Në janar 2005 Dobroshi u lirua me kusht për “sjellje të mirë” . Ai rikthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa i përfundoi viza e qëndrimit.

Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë gjeni dhe llogaritë e sekuestruara të Princ Dobroshit dhe kunatit të tij:

  1. Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;
  4. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;
  5. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;
  6. Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.
  7. Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu”, njofton SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×