English

SHBA dhe Izraeli në bisedime të reja mbi planin izraelit për pushtimin e Rafahut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një ndryshim qasjeje, Izraeli u pajtua të dërgojë strategët e tij të luftës në Uashington, për të diskutuar synimin e tij për të nisur një sulm tokësor ndaj militantëve të Hamasit në Rafah, qytetin jugor të Gazës.

- Advertisement -

Të hënën, Izraeli anuloi udhëtimin në shenjë proteste pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të mos i vënë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.

Shtetet e Bashkuara, aleati më i vendosur i Izraelit në luftën gati gjashtëmujore, abstenuan nga votimi i kësaj jave në OKB, ndonëse me herët u vunë veton rezolutave të ngjashme. Kjo nxiti një reagim nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dëshmi e mospajtimeve në rritje me Uashingtonin mbi luftën e shtetit hebraik.

Por, ndonëse kryeministri Netanyahu anuloi udhëtimin e një grupi të strategëve të tij të luftës, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ishte në Uashington për bisedime këtë javë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Kryeministri Netanyahu ka thënë se një sulm në Rafah është i nevojshëm për t’i dhënë fund çdo kontrolli të Hamasit mbi Gazën, enklavën e ngushtë përgjatë Detit Mesdhe. Por Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë kundër një pushtimi të Rafahut, veçanërisht pasi më shumë se një milion civilë palestinezë janë strehuar atje.

Izraeli ka thënë se do t’i zhvendosë palestinezët në zona të sigurta përpara çdo sulmi ndaj katër batalioneve të Hamasit në Rafah, por nuk ka sqaruar se ku do t’i dërgojë ata.

Ndërsa pohoi se abstenimi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit ishte “shumë, shumë i keq”, kryeministri Netanyahu i tha senatorit republikan Rick Scott se anulimi fillestar i udhëtimit të delegacionit izraelit “ishte një mesazh para së gjithash për Hamasin: “mos vini bast për këtë trysni (nga Kombet e Bashkuara për një armëpushim). Nuk do të funksionojë”.

Kryeministri Netanyahu tha se votimi në Këshillin e Sigurimit “inkurajoi Hamasin të mbajë një qëndrim të ashpër dhe të besojë se trysnia ndërkombëtare do ta pengojë Izraelin” të përmbushë synimet e luftës së tij. Izraeli është zotuar të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e ushtrisë së Hamasit dhe lirimin e rreth 10 pengjeve që mbahen nga grupi militant.

Shtëpia e Bardhë tha se është “një gjë e mirë” të zhvillohen më shumë bisedime me zyrtarët izraelitë dhe se po diskutohet një datë për mbajtjen e tyre.

Lufta shpërtheu pasi militantët e Hamasit kryen një sulm në Izraelin jugor me 7 tetor gjatë të cilit 1,200 veta u vranë, ndërsa u morën peng 250 të tjerë. Më shumë se 100 u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi njëjavor.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 32,400 njerëz janë vrarë gjatë kundërofensive të Izraelit. Në numrin e përgjithshëm përfshihen luftëtarët e Hamasit dhe civilët, ndërsa ministria thotë se dy të tretat e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×