English

ISIS vlerëson sulmin terrorist në Moskë: Synoni “kryqtarët” në SHBA, Evropë e Izrael

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zëdhënësi i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) Abu Huthaifa Al Ansari vlerësoi sot sulmin terrorist në qendrën tregtare Crocus City Hall në Moskë, në të cilin u vranë më shumë se 140 njerëz të premten.

- Advertisement -

Al Ansari u bëri thirrje mbështetësve të Shtetit Islamik që të sulmojnë “kryqtarët”, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Izrael, raporton Reuters.

“Ne i lutemi Zotit që të arrini Palestinë në mënyrë që të mund të luftoni hebrenjtë ballë për ballë në një luftë fetare të pafund”, tha Al Ansari në një mesazh audio të regjistruar të postuar në platformën Telegram.

Komiteti Hetimor Rus njoftoi sot se kishte vërtetuar lidhjen mes autorëve të drejtpërdrejtë të sulmit terrorist dhe “nacionalistëve ukrainas”, të cilin SHBA-ja e hodhi poshtë si “propagandë të pabazë”.

143 persona humbën jetën në një sulm terrorist mbrëmjen e 22 marsit, para një koncerti në “Crocus City Hall” në Moskë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×