English

“Tirana nga ajri”, metamorfoza e kryeqytetit në një dokumentar nga Alket Islami

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbrëmjen e se mërkurës u transmetua premiera e dokumentarit “Tirana nga ajri”, i realizuar nga drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

- Advertisement -

Alket Islami fotoreporteri, autori i librit promovoi ne aktivitet albumin ‘’Tirana nga ajri’’, i cili përmban pamje të qytetit, të lagjeve, të çdo cepi të kryeqytetit te transformuar.

Me pamje të Tiranës së viteve ‘90, të krahasuara me kryeqytetin e ditëve të sotme përmes fotove të realizuara nga parashutisti u dëshmua metamorfoza spektakolare e kryeqytetit, nga shtëpitë me qerpiç tek rrokaqiejt e shekullit të ri.

Në eventin ku u përurua libri i fotografit Alket Islami, “Tirana nga ajri”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në albumin e realizuar nga Islami mund të shohim skajet e Tiranës, ashtu siç ndoshta nuk i kemi parë asnjëherë. ‘Tirana nga ajri’ është më shumë se thjesht një dokumentar dhe një album fotografik; është një trashëgimi për të parë transformimin e qytetit në një mënyrë unike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×