English

Përfundon mbledhja e grupit të dialogut PS-Rithemelimi, flet Bylykbashi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të ligjeve që u zhvillua paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.

- Advertisement -

Kjo është mbledhja e parë pas dakordësisë mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Ky grup pune përbëhet nga 6 anëtarë, me pjesëmarrje të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat, tha se në mbledhje u diskutua reforma zgjedhore , e cila përfshin ndryshimet në kodin zgjedhor, vendimet e Gjykatës Kushtetuese por dhe ligjet e tjera që ndikojnë në garantimin e standardeve për zgjedhje të lira.

“Ajo që u ra dakord  është se çështja prioritare që do të trajtohet nga ky mekanizëm dialogu është reforma zgjedhore. Kjo reformë përfshin ndryshimet në kodin zgjedhor, vendimet e Gjykatës Kushtetuese që mund të prekin dhe ligjet e tjera që ndikojnë në garantimin e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prioriteti është trajtimi i Reformës Zgjedhore.

Amnistia nuk u diskutua në mbledhje. Ajo që u ra dakord është se do të listohen dhe do përcaktohen në një mbledhje tjetër, objekti i punës që kush janë çështjet që janë në Kuvend për t’u zgjidhur.

Është vendimi i konferencës së kryetarëve nëse mbledhja do të zhvillohet  me media apo jo. Ne kërkojmë transparencë maksimale”-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×