Bllokohen 387,1 tonë produkte ushqimore të pasigurta gjatë gushtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaloi të shtunën hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili, të cilat u kthyen pas në vendin e origjinës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në portin e Durrësit, u konstatuan dy ngarkesa 46.2 tonë në total, kryesisht me fileto pule dhe kafe kokërr të papjekur të pasigurta për konsum njerëzor.

Prania e salmonelës dhe mungesa e dokumentacionit të besueshëm bënë që autoritetet të kthejnë produktet në vendin e origjinës.

Statistikat e AKU-së tregojnë se vetëm gjatë muajit gusht janë bllokuar 387,1 tonë produkte ushqimore, jo të konsumueshme në Shqipëri.

Ky nuk është rasti i parë që autoritetet doganore dhe AKU-ja konstatojnë problematika me mishin e importuar nga Brazili, shtet prej të cilit Shqipëria furnizohet shpesh. 

“Në total janë bllokuar e kthyer në origjinë 184.554 kg mish pule dhe 26.788 kg mish derri. Pjesa më e madhe e mishit që kthehet është nga Brazili, i cili ka rezultuar me salmonelë”- thuhet në raportin e vitit 2018 të AKU-së.

Konstatimet e shumta me të njëjtën problematikë, bënë që në fillim të vitit 2017 qeveria shqiptare të ndalojë importin e produkteve shtazore nga Brazili. 6 muaj më vonë, autoritetet lejuan të importohej sërish mish nga Brazili, edhe pse disa herë kishte rezultuar jo i konsumueshëm.

Ekspertët e sigurisë ushqimore ngrenë dyshime jo vetëm për cilësinë, por edhe për falsifikimin e dokumenteve, për sa i përket vendit të origjinës dhe analizave të produktit.

Brazili nuk është vendi i vetëm prej të cilit furnizohet me mish tregu shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Gjermania, Polonia, Hungaria janë gjithashtu vendet prej nga importohet mishi që konsumojmë. Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2018 janë importuar 61,000 tonë mish. 

Konsumatorët shqiptarë janë mosbesues ndaj sigurisë ushqimore, sipas një anketimi të zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi. (IDRA)

90 për qind e të anketuarve ishin më së shumti plotësisht dakord se nuk ka siguri në ushqim, ndërsa vetëm 2 për qind mendonin të kundërtën.

22791525 1449977155084595 1125332025289108000 o


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER