Presidenti Meta publikon raportin shpjegues për Komisionin e Venecias

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar sot raportin shpjegues për Komisonin e Venecias me 16 arsyet se përse nuk dekretoi zgjedhjet e 30 qershorit.

Në raportin 55 faqësh, Meta thekson se ndërhyrja e tij ishte e nevojshme për të shmangur një konflikt civil në vend dhe për të shpëtuar demokracinë. Sipas dokumentit shpjegues, mungesa e dialogut mes palëve solli bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës, teksa shton akuzat ndaj reformës në drejtësi.

“Zbatimi i njëanshëm dhe në kundërshtim me rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias dhe parashikimet kushtetuese të reformës në sistemin e drejtësisë, ishte një prej shkaqeve kryesore për lindjen dhe përshkallëzimin e krizës”,- shkruan Meta në raport.

Me kërkesë të kreut të Kuvendit të Shqipërisë, një delegacion nga Komisioni i Venecias udhëtoi drejt Tiranës më 10 shtator për çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Gjatë vizitës dyditore, delegacioni përmbylli fazën e parë të misionit “faktembledhës”, nga takimet me krerët politikë në vend.

11 tetori pritet të jetë data kur do të publikohet raporti i Komisionit të Venecias, mendimi i të cilit luan një rol të rëndësishëm.

Pas marrjes në pyetje, presidenti Meta tha se Institucioni i Presidentit do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës me qëllim anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Untitled

Presidenti Meta: Jap dorëheqjen nëse kam shkelur Kushtetutën


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER