“Porositësi” i 613 kg kokainë ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, në kontenierët e së cilës u gjetën të fshehura 613 kg kokainë në fillim të vitit të kaluar, është ekstraduar rreth mesditës së kësaj të enjteje në vendin tonë nga Gjermania.

Çekaj u arratis për në Gjermani, ku edhe kërkoi azil me justifikimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri, vetëm pak ditë pasi në Portin e Durrësit u kap sasia rekord e kokainës në një kontenier me banane të porositur nga firma e tij.

Ai u arrestua në Dusseldorf nga autoritetet gjermane në mars të vitit 2018, nën një identitet të rremë me mbiemër Jansen, për të filluar hetime edhe për llogari të tyre, pasi dyshohej se një sasi e kokainës së ardhur nga Kolumbia kishte për destinacion Gjermaninë.

Ekstradimin e tij e njoftoi në një konferencë për mediat paraditen e kësaj të enjteje, zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, kur tha se ishte Interpol Tirana që po kujdesej për finalizimin e procedurës.

Me mbërritjen e tij në vendin tonë, Çekaj pritet të njihet së shpejti me akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, teksa Gjykata për Krimet e Rënda kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, shkak për të cilin Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 8 mars 2018.

Për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në muajin shkurt të 2018-ës, janë arrestuar shoferi që po e shoqëronte, Armando Pezaku, si dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, i cili kishte bërë zhdoganimin. Sasia e drogës kapte një vlerë prej rreth 180 milionë eurosh nëse do të hidhej në treg.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER