Pritet sot vendimi final nga Gjykata për ish-ministrin Tahiri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të njihet me vendimin final për tre veprat e akuzuara.

Prokuroria synon të provojë përfshirjen e Tahirit në “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Nëse do të dënohet, ish-ministrit Tahiri do t’i ulet 1/3-ën e dënimit si pasojë e pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar nga gjykata.

Në seancën e 10 shtatorit, Prokuroria dha pretencën, duke kërkuar 12 vite burg për të. Saimir Tahiri i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe është shprehur se nuk i shkon ndërmend dënimi.

Tahiri pretendon pafajësinë, duke u bazuar tek 6 shkresa dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodhelit, për mosfunksionimin e radarëve, dokumentin sekret në të cilin Jaled Çela njoftonte prokurorinë për aktivitetin kriminal të Habilajve dhe e-maili i zyrtarit të policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës për prokurorin Dritan Prençi duke e njoftuar për aktivitetin kriminal të Habilajve.

Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER