Dita Botërore e Lumenjve, OJF-të i shkruajnë Ramës: Ndal HEC-eve për të shpëtuar Vjosën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 150 organizata joqeveritare vendase dhe ndërkombëtare i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë nga qeveria shqiptare që të mbrojë një nga lumenjtë e fundit të paprekur nga dora e njeriut në Evropë, Vjosën.

Letra e hapur i drejtohet kreut të ekzekutivit shqiptar vetëm dy ditë përpara 22 shtatorit, që shënon Ditën Botërore të Lumenjve.

Ekosistemi unik i Vjosës ka një biodiversitet të pasur dhe strehon shumë specie endemike dhe të rrezikuara në Evropë, por thuajse në të gjithë gjatësinë e luginës së Vjosës janë planifikuar të ndërtohen 45 hidrocentrale, që do ta shkatërronin ekosistemin unik.

Organizatat joqeveritare kritikojnë mbështetjen e vazhdueshme nga qeveria shqiptare për zhvillimin e HEC-eve në Vjosë, pavarësisht gjetjeve shkencore që konfirmojnë vlerën e ruajtjes së ekosistemit unik të këtij lumi.

Shqetësimi kryesor ngrihet për procesin e zbatimit të projektit të HEC-it të Kalivaçit, për të cilin janë caktuar vetëm 3 muaj kohë për të hartuar raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, një afat jorealist sipas organizatave për një projekt të këtyre përmasave.

Organizatat akuzojnë qeverinë shqiptare se vazhdon t’i mbështesë këto zhvillime, pavarësisht kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, apo edhe rekomandimeve të Konventës së Bernës për të pezulluar HEC-in e Kalivaçit. Por ky i fundit nuk është i vetmi, pasi mësohet se përgjatë pjesës shqiptare të ujëmbledhësit të Vjosës janë planifikuar 45 HEC-e, nga të cilat 8 në rrjedhën kryesore dhe 37 në degët e saj.

Kundër ndërtimit të HEC-eve kanë dalë edhe banorët e zonave nëpër të cilat rrjedh lumi i Vjosës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi nënshkrimin e kontratës për HEC-in e Kalivaçit në qershor të vitit 2018, duke parashikuar një fuqi të instaluar prej 111 mijë kW energjie elektrike. Vetëm pak muaj më vonë, Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës i rekomandoi qeverisë shqiptare të pezullonte projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë.

Lumi Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi, dhe rrjedh i pandërprerë në një gjatësi prej 80 km në tokën helene dhe 192 km në territorin shqiptar. Fakti që gjatë shtratit natyror të tij nuk janë ndërtuar diga e bën atë një habitat të rëndësishëm për shumë gjallesa të rrezikuara në Evropë. Si i tillë, lumi konsiderohet një trashëgimi natyrore me rëndësi mbarevropiane dhe përbën një potencial të lartë për zhvillimin alternativ të qëndrueshëm si ekoturizmi.


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER