Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të enjten fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar atë me 5 vite heqje lirie, dënim i pezulluar nga gjykata për t’u konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Gjykata ndërkohë e shpalli të pafajshëm Saimir Tahirin për akuzat e ngritura nga Prokuroria, “trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Si masë plotësuese, ish-ministrit të Brendshëm iu ndalua përfshirja në funksione publike për 3 vite.

Për shkak të rikualifikimit të akuzës në “shpërdorim detyre”, e duke qenë se ky ishte vetëm një vendim i Shkallës së Parë, Prokuroria për Krimet e Rënda pritet ta apelojë atë, sikurse edhe Tahiri që pretendon pafajësi të plotë.

“Gjykata tha se nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por me që disa kushërinj më kanë përmendur emrin jam shpallur fajtor për shpërdorim detyre”, tha ish-ministri Tahiri për mediat në përfundim të seancës gjyqësore.

Krimet e Rënda dënuan për “shpërdorim detyre” edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, duke mos pranuar sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria, por në rastin e këtij të fundit që ndodhet ende në arrati nuk do të ketë shërbim prove, por heqje lirie për 3 vite e 4 muaj.

Prokurorët nisën hetimet ndaj Tahirit pas disa përgjimeve telefonike të Habilajve, trafikantë droge të arrestuar në Itali, që sugjeronin se Tahiri, një kushëri i tyre, kishte përkrahur grupin e tyre kriminal. Deputetët socialistë në qeverisje refuzuan thirrjet për heqjen e imunitetit të Tahirit për t’u hetuar si qytetar i thjeshtë vitin e kaluar, por në maj ai hoqi vet dorë nga imuniteti.

Një “yll në ngjitje” i Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, në moshën 34-vjeçare, Tahiri nisi modernizimin e forcave të policisë, si dhe i dha fund prodhimit të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014. Megjithatë, kanabisi nisi të përhapej gjerësisht nëpër Shqipëri.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç, teksa ka nisur prej muajsh vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të pastruar sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e BE-së.

Vendimi vjen gjithashtu gati një muaj përpara se vendet anëtare të Bashkimit Evropian të vendosin nëse do të mbështesin çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, siç ka rekomanduar Komisioni Evropian. E nëse ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca nuk ka komentuar për vendimin, pasi si ish-prokuror i duhet të shohë njëherë dosjen, siç është shprehur, Ambasada e Shteteve të Bashkuara e cilësoi një “dënim shkurajues”, edhe pse “demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER