Raporti paraprak i “Venecias”, Meta ka shkelur Kushtetutën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një raport paraprak i Komisionit të Venecias, i bërë publik në media të premten, zbuloi se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën kur anuloi dhe shtyu zgjedhjet e 30 qershorit.

Raporti i ekspertëve të Komisionit të Venecias, i cili iu dërgua Kuvendit dhe Presidencës thotë se Presidenti nuk e ka pushtetin të anulojë zgjedhjet, pasi kjo bëhet vetëm në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në 19 faqet e dokumentit theksohet megjithatë, se shkeljet mund të mos jenë të një natyre shumë të rëndë. I takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit, sipas raportit.

“Periodiciteti i zgjedhjeve është si kusht i parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejte për të marrë pjesë në zgjedhje në mënyrë periodike, duhet të parashikohet në ligj, të ketë qëllim legjitim dhe të jetë proporcional”, shkruhet në raport.

Presidenti Ilir Meta nuk reagoi lidhur me publikimin e raportit paraprak.

Raporti i plotë përfundimtar do të miratohet nga Komisioni i Venecias më 13 tetor.

Nisma e Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, që u bojkotuan nga opozita jashtëparlamentare, zemëroi Partinë Socialiste në qeveri, e cila miratoi një rezolutë për shkarkimin e presidentit Meta.

Komisionit të Venecias iu kërkua nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të japë mendim lidhur me këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese, e cila ndodhet aktualisht në ngërç për shkak të procesit të vettingut, duhej të vendoste për ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit.

Gjetjet e raportit të Komisionit të Venecias kanë natyrë opinioni dhe nuk janë të detyrueshme për Kuvendin e Shqipërisë.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER