Të rinjtë shqiptarë në marshim për krizën klimatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Marshimit ndërkombëtar për krizën klimatike i janë bashkuar sot dhjetëra të rinj dhe aktivistë për mbrojtjen e natyrës nga Shqipëria.

Nisma “Të premtet e së ardhmes”, u frymëzua nga protesta fillimisht individuale e adoleshentes suedeze Greta Thunberg, e cila kërkonte reagim ndaj ndryshimit të klimës që po ndodh në të gjithë planetin.

Organizatori i protestës, Endri Haxhiraj foli për Euronews Albania për efektin që fenomeni global i krizës klimatike do të ketë në vendin tonë.

“Fatkeqësisht duket se dhe Shqipëria do të jetë vendi që do të vuajë më shumë pasojat e krizës klimatike. Vendi ynë nuk ka marrë masa për t’u përballuar me pasojat e krizës klimatike”, u shpreh ai.

Protestës globale i janë bashkuar në Tiranë edhe turistët e huaj.
protesta

“Jam këtu sepse mendoj që është një ide e mire që shumë njerëz po flasin për mjedisin dhe po ndërgjegjësohen. Po ashtu jam e lumtur që në Shqipëri kjo çështje po vihet re dhe njerëzit po marrin pjesë në tubime të tilla”, u shpreh një turiste amerikane.

Reduktimi i dioksidit të karbonit me 70 për qind në 10 vitet e ardhshme mbetet sfida më e madhe për njerëzimin në lidhje me çështjen e krizës klimatike.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER