Ndihmoni të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tiranë, 26 nëntor 2019. Euronews Albania dhe i gjithë rrjeti i Euronews në mbarë Europën është solidarizuar me familjet e prekura nga termeti i rënë në orët e para të mengjesit të sotëm në Shqipëri.

Euronews Albania ka ndërmarrë nismën “Së bashku për Shqiptarët” për të nxitur dhe bërë bashkë të gjithë komunitetin e biznesit në Shqipëri, Rajon dhe Europë si dhe shqiptarët kudo ata jetojnë, për të kontribuar në lehtësimin sadopak të situatës së rëndë që po kalojnë qindra familje, shtëpitë e të cilëvë janë shkatërruar tërësisht e po kështu për dhjetra familje të tjera që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky tërmet shkatërrimtar. Të gjithë kontributet do të shkojnë për familjet e prekura nëpërmejt fondit të emergjencave civile.

BANKA  Raiffeisen – Llogaria Kontribute Vullnetare Emergjenca

IBAN në All (Lek):            AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945

IBAN në EUR:                   AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945

IBAN në USD:                   AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945

Nismës së Euronews Albania i është bashkuar dhe Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania, kontributet e të cilave me shkojnë në fondin e emergjencave civile.

I bëjmë thirrje të gjitha bizneseve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe çdo shqiptari kudo ku jeton, të shprehin solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për të lehtësuar sado pak vuajtet e të prekurve nga tërmeti.

Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin. Çdo ndihmë dhe kontribut sot vlen shumë. Qëndrojmë më të forte se kurrë, së bashku, për shqiptarët!

 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER