Basha: Situata kritike, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore edhe në Kurbin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga Laçi, ku pa nga afër situatën e krijuar pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe në Kurbin, ku sipas tij situata paraqitet mjaft kritike.

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Sonil Frashëri lidhur me gjendjen e ndërtesave në këtë zonë pas tërmetit, Basha konfirmoi se vetëm në Laç janë 18 pallate 5-katëshe tërësisht të pabanueshëm, ku në mënyrë absolute banorët nuk duhen lejuar të futen.

“Koha nuk pret, duhen larguar banorët nga banesat e pabanueshme dhe duhen marrë masa që të strehohen diku tjetër. Nuk kam fjalë për të përshkuar solidaritetin e Kosovës, dua t’i falënderoj nga zemra dhe t’ju them ‘ua shpërblefshim në ditë të mira’. Tani kemi nevojë për mbështetje afatgjatë për këta banorë. Ndaj duhet shpallur gjendja e fatkeqësisë natyre edhe për këtë zonë”, – tha Basha.

Kryedemokrati parashtroi 5 hapat e parë, që sipas tij duhen hedhur në mënyrë urgjente për të përballuar situatën.

“Të përfundojë sa më parë operacioni i kërkim-shpëtimit, në mënyrë që të nxirren sa më parë viktimat nga rrënojat. Nuk kanë munguar përpjekjet, puna është bërë edhe me duar, për këtë dhe kërkimet janë drejt fundit.

Së dyti, mbështetje urgjente për të pastrehët, dhe mbështetja do të thotë jo vetëm çadra, por sistemim i qëndrueshëm.

Vlerësimi i gjendjes së banesave, që të mos ndodhë më ajo që ndodhi në Thumanë, ku 2 pallate në të cilat banorët nuk duheshin futur që një një vit më parë, shkaktuan një tragjedi të vërtetë.

Hapi tjetër është që të mirëpajisim strukturën tonë të emergjencave me mjetet e nevojshme dhe për t’i trajnuar në mënyrë që të mos mbetemi të varur vetëm nga ekipet e Kosovës dhe vendeve të tjera që na ndihmuan.

Dhe hapi tjetër është trajtimi me seriozitet dhe profesionalizëm i traumës, sidomos për fëmijët, që të gjithë bashkë si një familje të kalojmë këtë moment të vështirë”, – tha Basha,


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER