Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesin e së enjtes, qeveria ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme në kuadër të masave që po merren për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka nisur fjalimin e tij duke përshëndetur qëndrimin e ministrave për ta dhuruar pagën e nëntorit për fondin e solidaritetit që i shkon në ndihmë personave të prekur nga tërmeti dhe ndërkohë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të japin një kontribut sado të vogël drejt personave që kanë përjetuar më shumë këtë fatkeqësi.

“Duhet të falenderoj ata të cilët në këtë tryezë patën idenë për të dhënë një shembull modest të gjithë sëbashku duke ja dedikuar pagën e muajit nëntor kontributit dhe solidaritetit dhe ndërkohë dua ti bëj thirrje të gjithë atyrë që na ndjekin, të bëjnë diçka sado të vogël. Pasi nuk ka rëndësi sasia por pjesëmarrja në këtë kontribut”, u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme.

Më pas kryeministri u përqëndrua tek ndarja e ndihmave që po bën për personat në nevojë.

Sipas tij, tanimë nuk është emergjente marrja e veshjeve apo materialeve të përdorimit të përditshëm, por kontributi monetar i cili do të shërbejë më vonë për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara.

“Komiteti i rindërtimit”, një ndër temat e tjera që u diskutuan gjatë mbledhjes, është një strukturë që u ngrit pas miratimit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, që do të merret me koordinimin e burimeve njerëzore dhe burimeve financiare në ndërtimin apo rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i datës 26.

Qëndrimi i qeverisë në të dy mbledhjet e jashtëzakonshme ka qenë i prerë ndaj banesave që do të konstatohen si vulnerabël ndaj një goditjeje tjetër sizmike duke theksuar se nuk do të lejohet asnjë qytetar të futet brenda këtyre godinave derisa ato të rindërtohen plotësisht.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER