Merkel shpreh sërish mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut drejt BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreh edhe njëherë mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e bisedimeve me BE-në. 

Ajo tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është drejt Evropës. Gjatë fjalimit të mbajtur në Parlamentin gjerman kancelarja përmendi domosdoshmërinë e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“E mbështes idenë e rishqyrtimit të diskutimit për procedurat e reja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mbi të gjitha duhet tu themi vendeve në Ballkanin perëdimor se e kanë të ardhmen të besueshme drejt Evropës, prandaj duhet të fillojmë bisedimet e premtuara. Nuk po them që t’i përfundojmë ato menjëherë por është fjala për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pëndryshe do ti humbasim këto vende dhe kjo do të ishte në disavantazhin tonë”,  u shpreh kancelarja gjermane në parlament.

Veç kësaj Merkel foli dhe për rëndësinë e ruajtes së Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s pak ditë pasi presidenti Emmanuel Macron tha se NATO po përjeton një “vdekje klinike”.

“Ruajtja e NATO-s sot është në favorin tonë më shume seç ishte gjatë Luftës së Ftohtë, ose të paktën është po aq e rëndësishme sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë, sikundër tha edhe ministri i jashtëm. Për momentin, Evropa nuk mund ta mbrojë veten e vetmuar. Jemi të varur nga Aleanca Veri-Atlantike, prandaj është e drejtë të punohet për këtë aleancë dhe të marrim më shumë përgjegjësi”

Kancelarja gjermane falenderoi gjithashtu amerikanët për kontributin e dhënë për aleancën edhe pse presidenti Trump e ka kritikuar atë.  


Etiketimet

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER