Shqipëria shënon 107-vjetorin e Pavarësisë mes zisë për viktimat e tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

E enjtja e 28 nëntorit është një ditë e trishtë për qytetin e Durrësit dhe për të gjithë Shqipërinë.


Në 107-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, në Durrës u zhvilluan ceremonitë mortore për një familje të tërë që humbi jetën nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë akoma.

Ndërsa shumë familje kanë mbetur të pastreha, moti i keq dhe shirat e ditës së sotme kanë vështirësuar situatën për qytetarët.

Numri total i viktimave shkoi në 46 pasditen e së enjtes, ndërsa 790 persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital.

Autoritetet ndërprenë kërkimet në një ndër zonat më të prekura në Thumanë, pasi dyshojnë se nuk kanë mbetur më viktima nën rrënoja. 22 persona humbën jetën në zonën e Thumanës.

Katër trupa të pajetë, nëna dhe tre fëmijët e saj, u nxorën mbrëmjen e së enjtes nga rrënojat e një vile 4-katëshe të shembur në Ish-Kënetë.

Trupi i një personi u nxor nga rrënojat e hotelit ‘Mira Mare’, në zonën e plazhit të Durrësit, çka bëri që ekipet e kërkimit  të ndërpresin operacionet e kërkim-shpëtimit në këtë zonë, ndërsa një tjetër trup i pajetë u nxor nga një vilë 4-katëshe e shembur plotësisht në zonën e Ish-Kënetës.

Në orët e mbrëmjes operacionet e kërkim-shpëtimi vijuan tek zona e ish-Kënetës dhe tek lagja nr. 6  (‘2 Gjelat’), në Durrës, ku dyshohet se kanë mbetur ende persona të zhdukur në gërmadhat e ndërtesave të shembura. Trupat e pajetë të 22 personave janë nxjerrë deri tani nga rrënojat e ndërtesave që u shembën plotësisht në qytetin bregdetar.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin mëngjesin e të martës, më 26 nëntor, kanë humbur jetën 19 gra, 20 burra dhe 7 fëmijë, por fatkeqësisht numri i viktimave nuk mbaron me kaq. Të tjerë trupa të pajetë pritet të nxirren nga disa rrënoja në Durrës.

Ndërkohë, lëkundjet e tokës kanë vijuar ditën e sotme, në disa raste më intensitet të lartë. Lëkundja më e fundit u regjistrua rreth orë 14:28 dhe kishte intensitet 3,9 ballë, ndërsa rreth orës 11:35 të paradites së sotme Durrësi u trondit nga një tërmet me intensitet 5,1 ballë i shkallës Rihter.

Zyrtarët në Tiranë njoftojnë se të paktën 200 pallate dhe 2 000 shtëpi private janë dëmtuar gjithashtu në kryeqytet. Dy prej tyre cilësohen veçanërisht problematike.

Një grup prej 90 personash nga qyteti i Durrësit dhe nga Thumana janë raportuar se kanë mbërritur mbrëmë në Prishtinë, ku janë strehuar në shtëpi private dhe në hotele.

Rreth 30 familje në “Kinostudio” e kaluan natën e tretë pas tërmetit, në qiell të hapur pasi godina ku jetonin prej 30 vjetësh ka pësuar shumë dëmtime.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së enjten, zv/drejtorja e përgjithshme e policisë së shtetit, Aida Hajnaj bëri me dije se policia e shtetit është duke punuar intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave, që me qëllim apo me papërgjegjshmëri po tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Hajnaj deklaroi se nga ana e policisë është arrestuar shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

“Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”. Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie”, tha Hajnaj për mediat.






Etiketimet

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...


TË FUNDIT

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER