Tërmeti shkatërrimtar, pezullohet mësimi në 3 qarqe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria vendosi të pezullojë mësimin në tri qarqe pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në një deklaratë për mediat mesditën e sotme, ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi se nisur nga situata e krijuar pas tërmetit dhe inspektimit të kryer në terren rreth nivelit të dëmtimit të shkollave dhe kopshteve, sidomos në zonat e prekura nga goditjet e forta, është vendosur që mësimi të pezullohet në 3 qarqe.

Konkretisht, mësimi do të pezullohet deri më datë 9 dhjetor në qarkun Durrës (Krujë, Shijak) dhe deri më 5 dhjetor në qarqet Tiranë ( Vorë, Kavajë, Rrogozhinë) dhe Lezhë (Kurbin, Mirditë).

52 shkolla të dëmtuara nga tërmeti, ministrja e Arsimit tregon dy mundësitë për rinisjen e mësimit

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka dëmtuar me dhjetëra shkolla e kopshte në qarqet Tiranë, Durrës e Lezhë, por edhe më gjerë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë raportimit të saj në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, tregoi bilancin e nxjerrë deri më tani nga ekspertët në terren lidhur me shkollat e dëmtuara në vend, ku pjesa e më e madhe dhe me dëmtime më të rënda janë ato në qarkun e Durrësit, por shkolla të dëmtuara ka edhe në Tiranë, Lezhë e Elbasan.

Shahini paraqiti dy mundësi për rifillimin e mësimit, por që nisur nga situata, asnjë prej tyre nuk shihet si e favorshme për rinisjen e mësimit ditën e hënë.

“Në qarkun Durrës janë 16 objekte shkollore ose kopshte të dëmtuara, në Tiranë 23 shkolla që nuk mund të rihapen, në Lezhë 10 shkolla, 3 shkolla të dëmtuara janë në Elbasan. Dua të theksoj se dëmtimet në Tiranë nuk janë të nivelit të Durrësit. Kemi dy opsione; të rifillojmë mësimin në të gjitha qarqet e paprekura, pasi realisht kemi nevojë për rifillimin e procesit e normalizimit në raport me fëmijët dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Një opsion i dytë, më pak i preferuar nga ne, është që të mos fillojë mësimi vetëm në qarkun Durrës dhe në qarqet Lezhë e Tiranë të mos fillojë mësimi vetëm në shkollat e padëmtuara, por kjo do të na paraqiste një çakordim të punës nëpër këto qarqe”, – tha Shahini.

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER