Durrës, nis shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur paraditen e së dielës shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të cilat nuk mund të rikuperohen.

Aksioni i mbështetur edhe nga forca të policisë rrugore, që kanë ndihmuar në normalizimin e trafikut, ka nisur nga zona e Plazhit të Durrësit ku është shembur me mjete të rënda një hotel 5-katësh pothuajse i rrënuar nga goditja e fortë e tërmetit shkatërrimtar të 5 ditëve më parë.

Ndërtesa gjysmë e shembur në një moment ka vënë në rrezik edhe jetën e punonjësve të IKMT pasi ka rënë e gjitha shumë pranë fadromës që po punonte për prishjen e saj.

“Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara do të bëjë vlerësimin e gjendjes së të gjitha banesave në bashkitë e prekura nga tërmeti bazuar mbi një metodologji të përgatitur në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara. Grupet e ekspertëve asistohen njëherësh edhe nga Policia e Shtetit dhe Administratorët e Njësive Administrative të bashkive të prekura. Grupet e vlerësimit kanë filluar punë në terren që nga data 29 nëntor. 

Në bashkinë e Durrësit janë angazhuar në terren gjithsej njëmbëdhjetë (11) ekipe dhe është bërë vlerësimi teknik i ndërtesave në mbi 250 objekte duke përfshirë shkollat publike”, – bëri me dije përmes një njoftimi, zyra e shtypit e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit.

Ndërtesat e verifikuara nga ekspertët të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe përbëjnë rrezik të madh për banorët, do t’i nënshtrohet shembjes në mënyrë që të shmanget sa është e mundur rreziku.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER