Rama: Fondi për të prekurit nga tërmeti të aktivizohet që sot

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë vëmendja është përqendruar te rikuperimi i dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe rehabilitimi i personave që kanë humbur të afërmit e tyre nga tërmeti tragjik.

Kreu i qeverisë premtoi pension special për të gjithë të moshuarit e prekur nga tërmeti dhe bursë për fëmijët, përfshirë edhe 6 fëmijët e mbetur jetim në Kosovë. Të miturit humbën prindërit e tyre në rrënojat e një hoteli në Durrës, ku dy vëllezërit nga Gjilani kishin ardhur për të punuar. Rama tha se fondi i akorduar për familjet e prekura nga tërmeti duhet aktivizuar menjëherë.

“Fondi prej 1 mln lekësh të reja për çdo familje duhet të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këtë fond, ndërkohë që fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor pa diskutim, që do ta kenë deri në fund të shkollimit të tyre. Ndërkohë që për pensionistët do të marrin atë të posaçmin, bashkë me muajin nëntor. Shuma duhet të jetë e lëvrueshme menjëherë”, tha Rama.

Në situatën që ndodhet vendi pas tërmetit, kreu i qeverisë i bëri sërish thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha që të ulën në një tryezë për dialog.

“Është koha që të reflektohet. S’dua të bëj polemika. Por i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që mos ia kursejë popullit shqiptar këtë nevojë. S’po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua. Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim, burim energjish pozitive. E kam mbështetur me respekt një mesazh të kryetarit të PD-së për bashkim. Po nuk duhen fjalët, por hapat”, – tha mes të tjerash kryeministri Edi Rama.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER