Kuvendi rishqyrton paketën antishpifje mes thirrjeve për tërheqje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të nisë rishqyrtimin e paketës së propozuar nga qeveria për mbikëqyerjen e publikimeve online. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i kërkoi qeverisë më shumë garanci në ligj në mënyrë që të mos cënohet liria e medias.

OSBE është e shqetësuar për paketën antishpifje që po shqyrton parlamenti. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir, nëpërmjet një komunikate për mediat ngriti disa shqetësime, ku njëri prej tyre ishte gjobat e larta të parashikuara në ligj.

“Një pikë e dytë e rëndësishme ka të bëjë me çështjen e gjobave në rast të shkeljeve të ligjit. Neni 133 vazhdon t’i referohet gjobave shumë të larta. Gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt” u shpreh Harlem Desir.

Përfaqësuesi i OSBE-së vlerësoi përcaktimin në ligj të një neni i cili garanton mbrojtjen e medias, por kërkoi më shumë siguri që Autoriteti i Mediave Audiovizive të mos përdoret politikisht.

Ai gjithashtu shtoi se kishte shpresë që projektligjet do të vazhdojnë të përmirësohen gjatë shqyrtimeve të tyre në parlament.

Paketa Antishpifje do të shqyrtohet nesër në komisionet parlamentare ku do të zhvillohen disa seanca dëgjimore.

Organizatat ndërkombëtare këmbëngulin se planet e qeverisë shqiptare për të mbikëqyrur median online duhet të prapësohen. Në një deklaratë të publikuar dje, shtatë organizata bënë thirrje që Kuvendi i Shqipërisë ta ndalojë këtë nismë.

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, Federata Europiane e Gazetarëve, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, Reporterët pa Kufij si dhe Organizata e MediasEuropën Juglindore e quajtën nismën për censurë në shtypin online një kthesë për keq në klimën e lirisë së fjalës në Shqipëri. 

Më herët, edhe pesëmbëdhjetë organizata shqiptare të të drejtave të njeriut i konsideruan propozimet qeveritare si një dhunim të lirisë së shprehjes.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER