9 shtete të BE “kundër” Francës, plan konkret për shpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një dokument jozyrtar të përgatitur nga nëntë vende anëtare të BE propozohen hapa konkretë për përmirësimin e procesit të zgjerimit dhe integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti i cili vjen si përgjigje ndaj propozimit të mëhershëm francez, thotë se pret që propozimet e Komisionit Europian të mos e frenojnë por ta nxisin procesin e zgjerimit i cili për vendet nënshkruese të dokumentit është pjesë e historisë dhe vlerave të përbashkëta europiane.

Në tekst propozohet që kapitujt e negociatave të grupohen dhe shqyrtohen më shpejt, paralelisht e jo në mënyrë të njëpasnjëshme dhe që procesi i vlerësimit të progresit të bëhet me më shumë efikasitet e me më shumë përfshirje aktorësh të shoqërisë civile. Gjithashtu ndër hapat e propozuar flitet për rritje të incentivës për vendet që dëshmojnë sukses në plotësimin e kapitujve të negociatave.

Ndryshe nga Franca ata mbështesin idensë se anëtarësimi është qëillimi përfundimtar,

Në dokumentin jozyrtar, propozimet e nëntë vendeve të BE-së janë:

– Struktura më e mirë për kapitujt 23 & 24 për sundimin e ligjit

BE dhe Shtetet Anëtare duhet të ofrojnë më shumë mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

-Të nxitet përparimi në secilin grup të kapitujve përmes stimujve më të fortë që krijojnë përfitime më të qarta për qytetarët

-Stimujt politikë duhet të përfshijnë: takime të Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrja e shtuar në takimet joformale të Këshillit

-Iniciativa efektive financiare, më shumë mbështetje financiare për rajonin, bashkëpunime të ngushta me institicionet financiare ndërkombëtare.

– Komisioni të prezantojë implementimin e direktivave të BE në secilën fushë në mënyrë që të lehtësojë një konsensus më të gjerë për vlerësimin e reformave

 p.sh. përmes një tabelë rezultati, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

-Vlerësimi i reformave të realizohet duke përfshirë shoqërinë civile, parlamentarët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor

-Komunikim i përmirësuar i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe me qytetarët e tyre .

-Qeveritë e BE-së gjithashtu duhet të bëjnë një përpjekje më të madhe për të shpjeguar përfitimet e zgjerimit për qytetarët e tyre.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER