Aktivistët e VV presin me protesta në Tiranë Aleksandër Vuçiç, përplasen me policinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ashtu siç kishte paralajmëruar, lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë e ka pritur me protesta ardhjen në kryeqytetin shqiptar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.  

Në orën 17.00 Kryeministri Edi Rama ka pritur liderët e ftuar të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin serb në një takim jozyrtar, ndërsa  protestuesit shtyheshin me policinë duke tentuar të çanin kordonin e sigurisë ndërkohë që thërrisnin fraza nacionaliste dhe mbanin në duar pankarta dhe fotot e viktimave të masakrës së Reçakut, e cilësuar nga Vuçiç si një krim i fabrikuar.

Ishte kjo deklaratë, por edhe mosnjohja nga Serbia që e detyroi Kosovën të mos bëhej pjesë e Samitit të Minishengenit Ballkanik në Tiranë.

Në orën 19.00 kreu i qeverisë shqiptare së bashku me delegacionet e në samit janë bashkuar në Parkun Olimpik në eventin e bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ditën e nesërme të ftuarit do të vizitojnë disa nga zonat e prekura nga tërmeti në Durrës. Pas Sesionit të Liderëve, që do të zhvillohet në Tiranë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp. Mali i Zi për herë të parë do të përfaqësohet Samitin e Shengenit Balllanik në nivel presidenti.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER