Cila është ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri miratuar dje nga Senati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Pas përzgjedhjes nga Presidenti Donald Trump në gusht të 2019, Senati amerikan ka miratuar dje znj. Yuri Kim si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë.


Kim është një anëtare në karrierë në Shërbimet e Jashtme amerikane, nën gradën Konsull dhe ka shërbyer në poste të larta drejtuese.

Ajo ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme.

Kim ka drejtuar me sukses poste të ndryshme drejtuese në zyra të rëndësishme të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo ka njohuri të mira të rajonit nga punë të mëparshme si Drejtore në Zyrën e Çështjeve të Europës Juglindore si dhe ka punuar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit që prej vitit 2018.

Më parë, ajo ka qenë Drejtore e Studimeve për Diplomaci në Departamentin e Shtetit, Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore në Zyrën e Çështjeve të Sigurisë Europiane dhe e Çështjeve Politiko-ushtarake.

Më herët gjatë karrierës së saj, ajo ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet të Azisë Lindore dhe të Paqësorit dhe ka qenë anëtare e delegacionit të SHBA në bisedimet me Korenë e Veriut për të mbyllur programin e tyre bërthamor.  

Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike e Ambasadës Amerikane në Irak dhe më pas në Ambasadën amerikane në Turqi.

Gjithashtu, ajo është marrë dhe me çështje të Koresë së Veriut, në postin e Drejtueses së Sektorit të Çështjeve të Koresë së Veriut në Departamentin e Shtetit.

Përveç posteve drejtuese, ajo ka punuar dhe në projekte të ndryshme si Asistente Speciale, në Zyrën e Sekretarit të Shtetit, në Ambasadën amerikane në Tokio, Japoni, Pekin dhe Kinë.

Yuri Kim është me prejardhje nga Guami, një ishull në Paqësorin Perëndimor, nën statusin e territorit amerikan por jo me të drejta të plotë si shtetet e tjera.

Znj. Kim ka mbaruar Bachelorin në Universitetin e Pensilvanisë dhe ka kryer Magjistraturën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën koreane, kineze, japoneze dhe turqisht.

Gjatë fjalimit të saj të mëparshëm në Senatin amerikan, ajo ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për zgjidhjen e situatës politike në vend dhe po ashtu do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. 

 

 






Etiketimet

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...


TË FUNDIT

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER