Zyrtari i OKB: Vija mes lirisë së fjalës dhe gjuhës së urrejtjes, shumë e hollë, duhet ekuilibër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liri pa urrejtje – Pajtimi i lirisë së shprehjes me të drejtat e tjera të njeriut” tha se vija midis lirisë së fjalës dhe gjuhës së urrejtjes është vërtet shumë e hollë.

Willimas theksoi se OKB ka zhvilluar një strategji kundër gjuhës së urrejtjes që të jete e përshtatshme kudo, përfshirë Shqipërinë.

“Nga strategjia botërore e OKB-së për gjuhën e urrejtjes, unë po marr dy pika kryesore: e para është se kur dikush është në shënjestër për arsye të anëtarësimit në grupin të cilit i përket, e jo për shkak të një mendimi individual, atëherë kjo është një alarm i madh i kuq të cilit ne të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje, sepse shkaku mund të jetë gjuha e urrejtjes; e dyta që dua të marr nga kjo strategji është nxitja e veçantë e dhunës, nxitja që çon drejt diskriminimit i cili është thellësisht e rrezikshme”, tha zyrtari i OKB”, tha ai.

Pasi solli disa shembuj kur gjuha e urrejtjes përkthehet në dhunë, në rastin e diskriminimit nga komunitetit LGBT, grave dhe fëmijëve, shtoi se shqetësimi për lirinë e shprehjes është ana tjetër e medaljes.

“Nëse përpjekjet për të parandaluar gjuhën e urrejtjes rezultojnë në ngushtimin e së drejtës së lirisë së shprehjes, atëherë shoqëritë tona do të përfundojnë të jenë më pak demokratike dhe jo më shumë.

Trajtimi i gjuhës së urrejtjes nuk nënkupton kufizimin ose ndalimin e lirisë së fjalës”, – tha zyrtari i OKB.

Ai u ndal edhe ligjin e shumëdiskutueshëm të medias të quajtur, ndryshe paketa Antishpifje duke konfirmuar se “Kombet e Bashkuara, siç është shprehur nga Zyra e Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë dhe siç u paraqit në parlament disa javë më parë, pajtohen me të njëjtat shqetësime që janë shprehur nga organizma të tjerë ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.

Këtu ka tre parime kryesore: vetë-rregullimi është më i miri; dënimi duhet të jetë proporcional; dhe gjykimet duhet të merren nga gjykatat e pavarura – pikërisht për shkak të këtij ekuilibri delikat midis lirisë së shprehjes dhe shqetësimeve të gjuhës së urrejtjes”, tha Williams.

 


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER