Debate për drejtuesin e SPAK-ut, Kraja hetues para demokracisë, por jo pjesë e ish-Sigurimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën që mori drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja u përfol si pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Ish-drejtuesi i Insitutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa publikoi në rrjetet sociale një vendim të dhënë nga Arben Kraja në korrik të vitit 1990 ndaj një shtetasi, nën argumentin se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Pas publikimit të këtij procesverbali, Euronews Albania u interesua pranë Autoritetit të Dosjeve nga ku mori edhe vendimin e këtij insititucioni gjatë verifikimit të figurës së prokurorit Arben Kraja në momentin ku ky i fundit kandidoi si prokuror i SPAK.

Dokumentet tregojnë se vendimi i Autoritetit të Dosjeve ishte unanim ku theksonin se Arben Kraja nuk përfshihej në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit pasi në vitin 1990, ai ka qenë pjesë e hetuesisë dhe jo e Sigurimit të Shtetit.

Madje anëtari i autoritetit të dosjeve, Merenglen Kasmi e argumentoi më tej këtë vendim. Ai ka mbajtur një qëndrim paralel me anëtarët e tjerë ku ka argumentuar se detyra e institucionit është që të vërejë nëse një funksionar publik ka qenë pjesë e strukturave të ish-sigurimit të shtetit.

“Sa më sipër, ndaj qëndrimin se, informimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për veprimtarinë e z. Kraja si hetues në vitin 1990 në pjesën argumentuese të vendimit, ndonëse nuk e implikon aspak atë, është i panevojshëm dhe jashtë fushës së veprimit të Autoritetit. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk është biografi-bërës i zyrtarit që verifikohet, por shprehet vetëm për pjesën që i takon, sipas ligjit që ai vepron”, – tha Kasmi.

Arben Kraja u zgjodh drejtues i SPAK-ut ditën që të tetë anëtarët u betuan pranë Presidentit të Republikës dhe dje zhvilloi ditën e parë të punës si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Etiketimet

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

TË FUNDIT

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Ekskluzive| ‘Deti’, Shqipëria zgjedh ‘anglezët’ përballë Greqisë në Hagë

Shqipëria ka kontraktuar një kompani britanike për t’u përfaqësuar në Hagë përballë Greqisë lidhur me çështjen e kufirit detar. Kështu tha Artur Meçollari, ish-anëtar i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER