Atentati ndaj prokurorit të Vlorës, dosja pritet të kalojë në Fier për shkak të konfliktit të interesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Atentati i të shtunës ndaj prokurorit të Vlorës Albert Kuliçaj nga mënyra si është kryer është një paralajmërim për të.

Motivi i kësaj ngjarje për grupin hetimor nuk ka dyshime se është për shkak të detyrës së prokurorit, i cili prej disa vitesh ushtron atë prej 9 vitesh në qytetin bregdetar.

Por zbardhja e atentatit do të jetë e vështirë pasi personi i cili duket në kamera teksa vendos eksplozivin në automjetin e prokurorit është i maskuar dhe është i pamundur identifikimi vetëm nga ky filmim.

Për këtë arsye po verifikohen pamjet e disa kamerave të tjera në zonë. Dosja aktualisht po hetohet nga prokuroria e Vlorës, por pritet të kalojë në Fier për shkak të konfliktit të interesit. Nëse prokuroria e rrethit arrin të gjejë elementë se atentati është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, atëherë kjo dosje mund të kalojë në SPAK.

Kuliçaj ka hetuar disa dosje të rëndësishme në Vlorë, siç është ajo e pronave në bregdet dhe çështjen e ish-kryetarit të bashkisë, Shpëtim Gjika. Grupi hetimor do të kalojë në sitë disa dosje sekuestrosh edhe llogarish bankare të cilat janë hetuar nga Kuliçaj.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER