Meta për minishengenin: Çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pas samitit të 4 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Ilir Meta deklaron se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse.

“Lidhur me të ashtuquajturin ‘Minishengen’ unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit”, – shprehet presidenti Meta.

Reagimi vjen në një sqarim të presidencës në lidhje me takimin e kreut te shtetit me Aleksandër Soros, djali i George Soros dhe njëkohësisht zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur’’.

“Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’u rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese”, – thuhet në reagim.

Meta sqaron se takimi erdhi me kërkesë të fondacionit “Shoqëria e hapur”, pas akuzave për rolin e tij, sipas presidentit për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri. Kreu i shtetit thekson gjithashtu se të tjera tema ku u përqendrua biseda ishte përkeqësimi i lirisë së medias dhe të shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER