Sizmologu grek porosi autoriteteve shqiptare: Ndryshoni urgjent legjislacionin për ndërtimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me sizmologun e njohur grek Spiros Pavlidis, i cili ka kryer një studim të hollësishëm të hartës dhe dukurive sizmike në Shqipëri.

Z. Pavlidis sugjeroi që pas tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria duhet të ndryshojë sa më shpejt legjislacionin për procedurat e ndërtimit.

Ai theksoi se vendi i tij dhe Italia fqinje e kanë kaluar këtë situatë, ndaj mund të bazohemi aty për të sjellë ndryshimet e duhura në ligj.

“Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen për aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike. Ju keni një hartë sizmike, por mendoj se ajo duhet të detajohet”, – tha z. Pavlidis.

Nga ana e tij, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi ekspertëve grekë të kësaj fushe të japin kontributin e tyre, që vendi ynë të kalojë sa më shpejt këtë situatë.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj.

Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultativë me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike”, – tha Ruçi


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER