Stuhi e reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, fryhet Lana në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Stuhitë e shiut kanë përfshirë ditën e sotme pothuajse gjithë vendin.

Kjo situatë shkaktoi probleme kryesisht në ankorimin e trageteve që vinin nga Italia. Por jo vetëm zonat bregdetare u preken nga stuhia.

Edhe në Tiranë reshjet e shiut sollën shtim të prurjeve në lumin Lana, i cili në zonën e ‘Pallatit me Shigjeta’ rrezikoi të dilte nga shtrati.

Disa rrugë u përmbyten duke shkaktuar problem për qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, IGJEUM, në qarqet Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë intensive, duke rrezikuar të sjellin fryrje të lumenjve Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë e për pasojë edhe përmbytje.

Sipas këtij institucioni, shiu do të vijojnë deri nesër në mesditë, më pas do të ketë ulje të temperaturave për t’u rikthyer sërish fundjavën tjetër.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER