Bilanci i punëve 2019, qeveria mblidhet sot në Golem

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e hënë kabinetin qeveritar në Golem, e cila është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Mbledhja nisi në orën 09:00 dhe në fokus të saj është qeverisja për 6-mujorin e dytë për vitin 2019 si në nivel qëndor ashtu edhe lokal.

Krahas saj pjesë e diskutimit janë sfidat për vitin 2020 si dhe çështjet ndërkombëtare, ku ndër to hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kryesimi i OSBE-së për vitin 2020.

Gazetari i Euronews Albania bën me dije se mbledhja me dyert e mbyllura do të zgjasë deri në orën 18:00 të pasdites.

Në disa raste kryeministri Rama ka paralajmëruar gjatë vitit të fundit, se puna e çdo ministri do të kalojë në një rivlerësim. Qeveria ende nuk ka një faturë përfundimtare mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit.

Pas publikimit të faturës së përllogaritur, në Tiranë do të mblidhet Konferenca e Donatorëve, të cilët do të vijnë në ndihmë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. 

Vetëm një vit më parë, kryeministri Rama ndryshoi kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar shtatë ministra.

 

Lajmi në përditësim


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER