Më 31 dhjetor hyn në fuqi vendimi për importin e automjeteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Tiranë ka mbi 218 mijë automjete, nga të cilat 175 mijë janë vetura. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, makinat janë shkaktari kryesor i ndotjes së ambientit, sidomos autoveturat e vjetra.

Shqipëria po merr një sërë projektligjesh për mbrojtjen e ambientit lidhur me automjetet, duke reduktuar TVSH-në me 6 përqind për autobusët elektrikë dhe duke përjashtuar totalisht nga kjo taksë importin e makinave elektrike nga qytetarët.

Përsa i përket automjeteve me karburant, më 31 dhjetor hyn në fuqi një vendim qeveritar i 2018-s, që importi i automjeteve të reja me kilometrazh 0 duhet të përmbushin normën 5 të Bashkimit Evropian për emetimin e gazrave ndotës.

Ndërsa për importin e autoveturave të përdorura, ato nuk lejohen të kenë një datë prodhimi më të vjetër se 10 vjet nga data e regjistrimit.

Pra, nëse autovetura regjistrohet më 15 prill 2020, makina nuk mund të jetë prodhuar më herët se 15 prilli i vitit 2010. Ndërsa autobusët dhe kamionët e përdorur tip M2 dhe N1, duhet të kenë një normë euro 3, dhe të mos jenë mbi 15 vjet nga data e regjistrimit.

Gati 80% e automjeteve të përdorura që janë importuar deri më tani janë mbi 10-vjeçare.

Kontributi i të ardhurave doganore nga automjetet e përdorura ishte mbi 6 miliardë lekë përgjatë 2018-s, dhe 3.6 miliardë për periudhën janar-tetor 2019. 

Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

TË FUNDIT

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER