Tregu imobiliar në Durrës përballet me një rritje abuzive pas tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët e Durrësit po presin në radhë për subvencionet e qirave, por disa prej tyre janë ankuar se qiradhënësit po abuzojnë me çmimet.

“Çmimet janë në stratosferë, janë rritur shumë. Është një llahtari”, – shprehen disa nga banorët në radhë.

Krenar Bardhi, avokat dhe agjent imobiliar në Durrës, konfirmon për Euronews Albania se ka pasur një rritje artificiale dhe të qëllimshme të çmimeve të qirave.

“Pra nëse një apartament në zonën e Vollgës është trajtuar me 25 mijë lekë, apo edhe 30 mijë lekë, sigurisht që tani ka shkuar 40 mijë lekë. Por gjithashtu një apartament apo shtëpi banimi në Shkozet, që më përpara është trajtuar me 15 mijë lekë, tani ka shkuar 25 mijë lekë” – tha z. Bardhi.

Kjo rritje sipas tij ka krijuar një vakum sepse shumë qytetarë nuk mund të përballojnë çmimet e larta. Por përveç abuzimit të qiradhënësve, ai vuri në dukje edhe një abuzim potencial nga vetë qytetarët.

“Një familje e cila ka jetuar më parë në një apartament 1+1 me qera, si pasojë e subvencionimit të shtetit, nuk mund të kërkojë një apartament 3+1 dhe ta paguajë shteti. Aty pastaj, nuk jemi në kushtet e një emergjence, por jemi në kushtet e një kërkese luksi”, – theksoi agjenti imobiliar.

Bardhi shtoi se qeveria merr parasysh çmimet e tregut përpara tërmetit sepse nuk bëhet palë me abuzimin, por nga ana tjetër nuk duhet të listojë apartamentet, çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER