Amnistia në burgje, Kryeministri në qelitë e grave, premton mbështetje edhe pas lirimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në burgun e grave në kryeqytet foli për projektligjin e amnistisë dhe për gratë që përfitojnë. 28 gra do të lënë menjëherë qelitë dhe gjysma tjetër do të përfitojë uljen e dënimit me një të tretën falë kësaj amnistie.

Në fjalën e tij para grave të burgosura Rama premtoi që edhe pas lirimit gratë do të asistohen nga qeveria

“Pa asnjë zbukurim ju them se tema juaj është një temë që është diskutuar më shumë se një herë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nuk është një shfaqje momentale, por është thjesht pjesë e një aktiviteti në mendjen tonë që zhvillohet sistematikisht. Kini besim që ne do të bëjmë edhe më shumë për ju, qoftë për ato që do të lënë këtë institucion, pasi parlamenti do të votojë amnistinë menjëherë pas Vitit të Ri, qoftë për ato që do të mbeten këtu”, – tha kryeminsitri

Numri një i qeverisë tha se reforma në drejtësi do t’i japë fund praktikës së ndjekur deri tani ku dënohet me i dobëti dhe i varfëri.

“Me reformën në drejtësi unë kam shumë besim që gjërat do të ndryshojnë. Natyrisht që është e vështirë për njerëzit e lodhur dhe të neveritur për shumë vite nga sistemi i drejtësisë të kuptojnë që ky është një proces që kërkon një durim shumë të madh. Ndërton një shtëpi që është me duart e tua, me të ardhurat e tua, me tulla e me llaç dhe ajo kërkon një vit, dy vjet, jo më të ndërtosh një sistem ku ka kaq shumë ndërveprim, njerëz, duar, sy, mendje e kështu me radhë gjë që kërkon kohën e vet”, tha kreu i qeverisë.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER