Bestytnitë e Vitit të Ri, sa i zbatojnë dhe i besojnë Shqiptarët 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në vende të ndryshme të botës, Viti i Ri pritet me rituale të ndryshme në mënyrë që të jetë më i mbarë dhe më i suksesshëm. Ka mjaft rituale interesante me të cilët popujt nëpër botë lënë metaforikisht pas krahëve vitin e vjetër.

Në Spanjë dhe në shumë vende të Amerikës Qendrore si në Venezuelë dhe në Kosta Rika, vendosen 12 kokrra rrushi në tavolinë, një për çdo muaj të vitit: është traditë të hash nga një kokërr çdo sekondë që paraprin mesnatën.

Në Japoni, në mesnatë, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë, për të larguar 108 elementet të gjendjes mendore që i bëjnë njerëzit të sillen keq.

Në Itali e në shumë vende evropiane veshin të brendshme ngjyrë të kuqe si ritual fatsjellës. Por nuk është kudo kështu: në shumë vende të Amerikës Qendrore, ngjyra fatsjellëse është e verdha. 

Në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, më shumë se dy milionë njerëz mbërrijnë çdo vit të veshur në të bardha. Nëse ndodheni atje për të pritur Vitin e Ri, mund të hidheni shtatë herë mes valëve duke shprehur shtatë dëshira, të hani shtatë kokrra rrushi apo shtatë kokrra shege, si një dëshirë për mbarësi, siç e dikton tradita.

Në shumë kultura në vende të ndryshme të botës, nga Greqia në Meksikë e deri në Filipine, kush gjen monedhën e fshehur tek kulaçi, do të ketë shumë fat.

Në Austri, për drekën e Vitit të Ri është i obliguar mishi i derrit të pjekur, si simbol i lumturisë. Në Angli njerëzit formojnë një rreth me qirinj të kuq dhe hidhen në mes pa i fikur ato.

Në Kinë për 24 orë të gjitha thikat largohen nga shtëpia.

Edhe në Shqipëri shumë bestytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera si hyrja në derën e shtëpisë patjetër me këmbën e djathtë, mbajtja e monedhave në portofol, që të kesh lekë përgjatë vitit të ri, tavolina e cila nuk duhet të ngrihet kur mbaron, por të lihet e shtruar, apo edhe veshja e rrobave të kuqe që të sjellë mbarësi.

Të pyetur nga Euronews Albania se sa i besojnë këto bestytni, pjesa më e madhe e tyre u shprehën se nuk i besojnë.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER