Shqipëria kthen sot në mbrëmje faqen e fundit të kalendarit për vitin 2019 duke hyrë në dekadën e dytë të këtij shekulli pas një viti të vështirë, ndoshta më të vështirit në historinë e saj të re.
Megjithatë, kryeqyteti shqiptar është dekoruar për festimet që do të kulmojnë në sheshin Skënderbej në mesnatë. Si përherë darka tradicionale familjare është ajo që do të mbledhë rreth sofrës qytetarët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera.
Ndërkohë Durrësi duket se do ta presë këtë vit të ri pa festimet e zakonshme.
Qyteti ende pret të marrë veten nga tragjedia e rëndë e 26 nëntorit si rezultat e tërmetit më vrastar që goditi botën në vitin 2019.