Reforma zgjedhore, opozita e bashkuar kundër listave të hapura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Listat e hapura nuk do të jenë pjesë e propozimit të opozitës për reformimin e sistemit zgjedhor. Drafti që pritet të bëhet publik shumë shpejt, e lë të pandryshuar këtë aspekt të sistemit.

Opozita e bashkuar do të bëjë publik shumë shpejt një draft të vetin për reformën zgjedhore. Ekspertët e opozitës kanë punuar të ndarë në tre grupe pune mbi aspekte të ndryshme të reformës, por megjithatë, çështja më e diskutuar e saj, ajo e listave të hapura të kandidatëve, u mbyll pa u hapur fare diskutimi për të.

Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso, adresimi i kësaj çështjeje mund të mbetet në një moment të dytë.

“Faza e parë e paketës së zgjidhjes, të cilat synojnë të adresojnë jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportet e fundit, por edhe një sërë sensibilitetesh të tjera dhe problematikash që janë evidentuar veçanërisht në zgjedhjet e fundit, do të jetë të gatshme për t’u ndarë me publikun javët e ardhshme. Aspektet e tjera të reformës, të cilat mund të përfshijë dhe zgjidhjet madhore, të cilat madje do të kërkonin zgjidhje kushtetuese, sigurisht mund t’i përkasin një momenti tjetër”-tha sekretari  i PD-së për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.

Njëra nga pikat ku partitë e opozitës kanë patur më shumë diskutime, për te cilën ende nuk është arritur në një dakordësi mes tyre, është ajo e financimit të partive dhe fushatave elektorale. Pas prezantimit, drafti i opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore do t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë publik, nga qytetarë dhe grupet e interesit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një intervistë mbrëmjen e kaluar për Ilva Now në Euronews Albania  pohoi se reforma zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit është një nga objektivat për të cilat opozita parlamentare do të luftojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Znj. Hajdari vlerësoi Nismën Thurje për propozimin për ndryshim të sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura, për të cilin sipas saj do të diskutohet në seancat të vijim në Kuvendin e Shqipërisë.  Sipas Hajdarit, sistemi aktual është keqpërdorur dhe ndryshimi i klasës aktuale politike është një domosdoshmëri.  

“Sistemi aktual është keqpërdorur nga kryetarët e partive, që në fund të ditës kanë punuar për karriget e tyre dhe jo në interes të qytetarëve. Duhet të jemi më shumë llogaridhënës ndaj shqiptarëve, ata duhet të zgjedhin, jo thjesht të votojnë një sigël”- tha znj.Hajdari.

Por, për këtë temë mjaft të nxehtë në politikën shqiptare, Shoqëria Civile dhe konkretisht Nisma Thurje ka thënë se është pro ndryshimeve të sistemit aktual zgjedhor që ka sot vendi ynë.

Kjo nismë  e Shoqërisë Civile për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri është futur në procedurë parlamentare. Opozita parlamentare  ka marrë në dorëzim draft-projektligjin e propozuar nga Nisma Thurje, e cila po synon ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 Ky draft është firmosur nga 50 mijë qytetarë, ku krahas tyre, tani ka marrë edhe mbështetjen e të dy anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit.

Në një konferencë për shtyp, të dy deputetët vlerësuan nismën dhe kërkuan që fokusi i punës tani te jete  tek ndryshimi i sistemit zgjedhor.  Kjo është nisma e dytë ligjore që i bashkëngjitet punës së komisionit të posaçëm parlamentare për Reformën Zgjedhore që synon ndryshimin e sistemit.

Më parë edhe dy deputetë të tjerë të opozitës, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal me lista të mbyllura në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Etiketimet

Asnjë viktimë dhe 16 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se janë shënuar 16 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit. Përgjatë kësaj periudhe kohore...

Vaksinim i detyruar për administratën publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se për shkak të stinës së dimrit dhe variantit Omicron, masat kufizuese anti-COVID do të shtohen për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER