Targat e reja, Blendi Gonxhja: Nga 2 marsi penalitete të rënda për këdo që nuk deklaron blerjen e një automjeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja në studion e Ilva Now, në Euronews Albania foli rreth targave të reja me elementë të shtuar sigurie të hedhur në qarkullim nga kjo drejtori, por edhe lidhur me gjendjen e përgjithshme sa i përket numrit të automjeteve që qarkullojnë në vend dhe menaxhimin e duhur të tyre.

Z. Gonxhja theksoi se në Shqipëri qarkullojnë 500 mijë automjete, nga të cilat 50-100 mijë kanë nevojë cdo vit për targa të reja ndërsa sqaroi se modeli i ri i targave nuk është i detyrueshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe nuk ka asnjë kosto shtesë.

 “Ne përmirësojmë shërbimin pa rritur tarifat. Janë targa të përmirësuara me elementë të shtuar të sigurisë. Janë ekologjike për ambientin, pasi janë pa krom. Kanë hologramë kombëtare, më para ishte gjenerike, ka një barkod i aftë të lidhet në sistemin, unik që i jep mundësinë sistemit që të lidhet me të dhënat e automjetit”, – tha z.Gonxhja.

Kreu i DPSHTR paralajmëroi penalitete që shkojnë deri në 40 mijë lekë për ata persona, të cilët duke nisur nga 2 marsi, nuk deklarojnë blerjen e një automjeti.

“Nga 2 marsi do ketë penalitete për çdo blerës, brenda 10 ditëve që ka blerë një akt shitjeje duhet të paraqitet, ndryshe penaliteti është 40 mijë lekë. I kemi dhënë opsionin shitësit që të futet në sistem dhe të çlirojë veten e tij nga të gjitha detyrimet”, – tha mes të tjerash z.Gonxhja.

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER