Amnistia në Parlament, ministrja Etilda Gjonaj: Përfitojnë 164 persona të dënuar   

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi këtë të mërkurë se 164 persona të dënuar do të përfitojnë nga amnistia.

Këtë shifër Gjonaj e konfirmoi në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare ku dhe po diskutohet parimisht projektligji për amnistinëKjo amnisti që ndërmerret pas asaj të vitit 2016 ka në fokus gratë, të miturit dhe të moshuarit.

Por, sipas projektligjit do të përfitojnë edhe meshkujt të dënuar deri më 2 vjet burgim ose që u ka mbetur 2 vite burgim.

Ndryshe nga amnistia e fundit e vitit 2016 këtë herë nuk ka amnisti nga ndjekja penale çka do të thotë se hetimi e gjykimi për personat që akuzohen për vepra penale që parashikohet deri në 2 vite burgim, do të vijojë.

E pyetur nga anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare mbi arsyet se pse  Ministria e Drejtësisë nuk ka parashikuar amnisti për të dënuarit në sektorin e ndërtimit, znj.Etilda Gjonaj shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

“Kjo ka të bëjë pikërisht me një nga politikat edhe me ngjarjet e fundit të ndodhur për sa i përket tërmetit, ku shumë ndërtime të paligjshme, të ndërtuara pa kriter u prishën nga tërmeti duke sjellë edhe humbje jetësh.

Po shikojmë mundësinë edhe për ashpërsimin e politikës penale për përgjegjësitë që kanë si ndërtuesit, si arkitektët apo inxhinierët e ndërtimit dhe i gjithë zinxhiri që merret me ndërtimit të mos jenë pjesë e grupeve që përfitojnë nga amnistia.

 Për sa i përket kësaj vepre penale, që pavarësisht se kanë një dënim të lehtë, lidhet pikërisht me prioritetin që qeveria ka për të ashpërsuar politikën penale për këtë vepër penale”-tha znj.Gjonaj.

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER