I dërguari i posaçëm i Ramës në OSBE, Bushati: As jam shitur, as jam blerë. Nuk po i zë vendin ministrit të Jashtëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i cili pak ditë parë është caktuar si i dërguari i posaçëm i kryeministrit Edi Rama në OSBE, në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, theksoi se detyra që i është ngarkuar nuk ka lidhje me asnjë çështje të politikës së brendshme, por është një projekt pjesë e të cilit e ka ndierë veten që kur ishte ministër i Jashtëm.

“Gjatë këtij viti që nuk jam më ministër kam bërë thirrje ndërpartiake që të gjithë të japin kontributin e tyre. Në këtë pozicion që më është caktuar do përpiqem të jap më të mirën time. Kryesia e OSBE është një ndërmarrje e madhe në planin politik, sepse ndërveprimi është i madh në një organizatë që shtrihet në tri kontinente”, – tha ish-ministrin i Jashtëm.

Për z.Bushati kjo detyrë është edhe çështje imazhi, pasi nëse Shqipëria do ta ushtrojë siç duhet drejtimin e OSBE, reputacioni ndërkombëtar për të do të rritet.

I pyetur lidhur me reagimet në publik pas zgjedhjet së tij në këtë post, pas përplasjeve që kishte pasur me kryeministrin që nga largimi prej detyrës së ministrit të jashtëm, z. Bushati u shpreh se bashkëpunimi i tij në këtë rast do të jetë që brenda mandatit të kryejë detyrën që i është caktuar dhe nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien e tij personale me kryeministrin.

“As u shita, as nuk bleva, as u pajtuam, as u idhnuam. Bashkëpunimi imi do të jetë në këtë raport të ri, që brenda mandatit që ofron kryetari radhës i OSBE, që është kryeministri, do përpiqem ta ushtroj brenda këtij mandati këtë detyrë që më është ngarkuar. Kur vjen fjala te OSBE, integrimi evropian, besoj se diferencat në mënyrën e të menduarit nuk duhet të përbëjnë arsye për të mos e ushtruar këtë detyrë”, – tha z. Bushati.

Teksa ka sqaruar pozicionin në trekëndëshin e krijuar mes tij, kryeministrit, që është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe ministrit të jashtëm të mandatuar nga kryeministri për të ushtruar detyrën, Gent Cakaj, Bushati tha se fakti që kryeministri Edi Rama po e ushtron këtë detyrë si kryesues i OSBE-së, flet më shumë se çdo lloj hamendësimi.

“Këtë detyrë po e ushtron Rama. Që në dhjetor, në ceremoninë e marrjes së stafetës për kryesimin e OSBE dhe në vizitën e tij të parë në Ukrainë, që do të pasohet nga 2-3 vizita në nivelit të lartë”, – tha z. Bushati


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER