Përhapja e viruseve vdekjeprurëse, Pipero: Është krijuar konfuzion, s’ka asnjë rrezik. Vaksinohuni për gripin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Mjeku Infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero duke iu referuar të dhënave zyrtare, deklaron se vendi ynë nuk ka asnjë rrezik të shtuar për përhapjen e virusit të gripit apo dhe dy sëmundjeve të tjera infektive më të rrezikshme siç janë meningokoku dhe meningitkoksemia.


“Qarkullimi i viruseve ë gripit është shtuar sepse qarkullojnë 4 viruse, por situata është në normalitet. Bëhet fjalë për 300-350 pacientë në ditë, që është një shifër normale në raport me stinën. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëhet me dije se kemi 12 mijë raste me infeksione në rrugët respiratore, që nuk do të thotë se janë të gjithë me grip. Dhe kjo është shifër normale. Nuk kemi ende komplikacione dhe forma të rënda të virusit të gripit”, u shpreh z. Pipero për Euronews Albania.

Ndërkohë sa i takon dy viruseve, meningokoku dhe meningitkoksemia, mjeku infeksionist thekson se, është krijuar konfuzion në opinionin publik, ndërkohë që nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e tyre. Madje, Pipero theksoi se ende, nuk është e konfirmuar se, vdekja e punonjësit të Policisë Rrugore në Tiranë, e ndodhur pak ditë më parë, ka ardhur për shkak të njërit prej këtyre viruseve. Z. Pipero shtoi se, klinikisht efektivi Mariglen Mestani ishte me purpur fulminante. 

“Është krijuar konfuzion dhe dua të konfirmoj se nga ana epidemiologjike dhe klinike nuk ka asnjë lloj problemi në vendin tonë sa i takon qarkullimint të meningokokut dhe aq më tepër të meningitkoksemisë, që është diku tek më pak se 6 raste për 100 mijë banorë në Evropë, ndërsa tek ne është edhe më pak akoma. Jemi plotësisht në një situatë normaliteti”, u shpreh mjeku i njohur.

Z. Pipero shton se, nuk rekomandon vaksinimin kundër këtyre dy viruseve, përveç atyre personave që udhëtojnë në vende të Afrikës dhe Azisë ku janë të rrezikuar nga përhapja e tyre. Nga ana tjetër, ai rekomandon vaksinën kundër gripit për fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

“Në qarkullim janë 4 viruse, dy të grupit A dhe dy të grupit B. H1N1 përbën rastin më të përhapur. Vaksinat mbulojnë këto viruse. Kur vjen puna për aplikimin e vaksinës unë jam pak konservator, dhe rekomandoj vaksinimin deri nga gjysma e dhjetorit, por ndërkohë sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi mund të bëhet në çdo kohë. E them me kompetencë profesionale, vaksinat janë mjaft cilësore dhe parandalojnë viruset. Vaksina mbron për të gjithë vitin. Nuk ka vaksinë që mbron 100% por deri në 65-70%, por veçoria është se edhe në rast se prekesh nga gripi, e kalon shumë lehtë dhe pa komplikacione. Rekomandohet për popullatën në risk siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit, por vaksinimi është i këshillueshëm për të gjithë”, përfundoi z. Pipero.






Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...


TË FUNDIT

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER