Policët pa telefon, Veliu urdhër edhe për agjentët e krimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në tetë orët e shërbimit efektivët e policisë nuk duhet të përdorin telefonin. Komunikimi me vartësit, kolegët apo eprorët duhet të bëhet përmes radiove.

Është ky urdhri i fundit i drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu për disiplinimin e uniformave blu dhe shmangien e rrjedhjes së informacionit.

Veliu iu ka lënë porosi drejtorëve në qarqe për zbatimin e kësaj mase, ndërsa për agjentët e krimeve të cilët kryejnë shërbimin jo të veshur më uniforme, është kërkuar të raportojnë çdo ditë veprimet e tyre dhe punën e kryer në terren.

Urdhri vjen një ditë pas rastit ku një makinë bënte manovra të rrezikshme para një komisariati në kryeqytet i pa shqetësuar nga asnjë polic.

Drejtuesi i mjetit u ndalua disa orë më pas, ndërsa urdhri i Veliut vjen pas atij të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u ka kërkuar policeve të shmangin kontaktet me mediat në raport me sekretin hetimor.  


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e të rinjsh...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER